OVL UÇK në Klinë, kujton dy dëshmorët, Bekim Taverlanin dhe Nasim Bytyqin

Organizatat e dala nga lufta e fundit, dega në Klinë, me kryetar Hajdin Balaj, kanë bërë homazhe në kujtim të 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Bekim Taverlani nga Klinafci,shkruna Klina info

Po ashtu në këtë ditë, kjo degë, ka bërë homazhe edhe në Poterq të Klinës, ku është i varrosur, dëshmori, Nasim Bytyqi.

Balaj me këtë rast, ka thënë se ua kemi për borxh, jo vetëm në këto data, por çdo ditë t’i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë sot./Klina info/