Këto janë 16 ndeshjet që zhvillohen sot në Ligën e Evropës

Gjatë ditës së sotme (e enjte) do të zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/16 së finales në Ligën e Evropës.

Në program për t’u zhvilluar sot janë 16 ndeshje, të cilat do zhvillohen në orare të ndryshme.

Tetë ndeshje luhen nga ora 18:55, shtatë ndeshje nga ora 21:00 dhe një ndeshje nga ora 16:00.

Vëmendjen më të madhe pritet ta marrin ndeshjet Benfica – Arsenal, Real Sociedad – Manchester United e Crvena Zvezda – Milan.