Këshilli i Ministrave të BE-së miratoi me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

Ministrat e miratuan këtë vendim “në lexim të parë”, pa diskutime, pasi për këtë më herët në takim të ambasadorëve ishin pajtuar përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare.

Tani stafeta do të bartet tek Parlamenti Evropian.