Kandidatja nga Klina që po kerkon mbështetje nga qytetarët për t’i përfaqësuar në asamble

Emine Abazaj, garon për herë të parë për anëtare të Kuvendit dhe mban numrin 24 në listën zgjedhore.

Premton se do të jetë zëri i të rinjve në Kuvendin e Komunës.

Ka aftësi të mira komunikuese dhe e gatshme për të dhënë kontributin e saj profesional dhe intelektual.
Ka lindur në fshatin Gllarevë dhe rrjedh nga një familje e dëshmuar kombatrisht. Është e bija e vetetanit të UÇK-së, Zymer Abazaj. Ka diplomuar në fakultetin e mjekësisë, programin për Mami.