Kërcënohet dhe i grabisin 200 euro një personi në Parkun e Gërmisë

Grabitje në Parkun e Gërmisë një person ka lajmëruar në polici se është kërcënuar nga tre persona të dyshuar në Parkun e Gërmisë.

Policia ka bërë të ditur se viktimës i është grabitur 200 euro dhe një orë dore.

“Rr. Shpëtim Robaj, Prishtinë, 13.11.2020 – 15:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke ecur në parkun e Gërmisë tre persona të dyshuar e kanë kërcënuar dhe me forcë i kanë grabitur 200 euro dhe një orë dore. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.