Hyn për të vjedhur në një shtëpi në Pejë, kapet nga pronari

Dje rreth orës 02:10 është arrestuar një person në Leshan të Pejës, pasi që ka tentuar të kryej vjedhje në një shtëpi,

Por, i dyshuari ka përfunduar keq pasi që është kapur nga pronari i shtëpisë së bashku me disa anëtarë të tjerë dhe është mbajtur deri sa ka arritur policia në vend të ngjarjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që i njëjti ka hyr në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull  kosovar, viktima së bashku me disa anëtarë të familjes e kanë ta ndal, deri sa ka shkuar policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.