Kandidati për deputet, Isak Neziri: Janë 99 arsye pse duhet përkahur PDK’në

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, ka zhvilluar një takim me banorë në Likoshan, ku ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për kandidaturën e tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Neziri ka bërë të ditur se takimi është mbajtur në konakun e Ali Miftarit, duke e cilësuar atmosferën miqësore dhe me përkrahje të madhe nga të pranishmit.

Statusi i tij i plotë:

Pranë vatrës edhe bisedat janë më të këndshme. Në konakun e nderuar të Ali Miftarit në Likoshan dhe mes miqve të shumtë, shpreha falenderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme të kandidaturës time për deputet. Duke garuar me numrin 99, janë po aq arsye për ta rritur përkrahjen për PDK-në me kryeministër Bedri Hamzën në zgjedhjet e 28 dhjetorit!

#PDK130 #BedriHamza1 #IsakNeziri99