Babë e bijë në garë për deputetë, Ramiz Kelmendi me LDK-në, vajza me një parti tjetër?

Biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi do të jetë përsëri pjesë e këtyre zgjedhje. Ai ka treguar se do të kandidojë përsëri për deputet me LDK-në.

“Dega e Pejës i përcakton kandidatët, të cilët do të përfaqësojnë listat për deputetë. Kam qenë i njoftuar paraprakisht, por tashti e paskan shpallur”, ka thënë Kelmendi për Indeksonline.Befasi është se edhe një familjare e Kelmendit pritet të jetë pjesë e zgjedhjeve.

Indeksonline njofton se njëra nga vajzat e Ramiz Kelmendit, do të jetë kandidate për deputete nga radhët e PDK-së.
I pyetur nga Indeksonline lidhur me këtë çështje, Kelmendi ka thënë se ajo është e matur mundet dhe mund të kandidojë.
“Nuk e di për besë, vajza ime është e rritur, është e martuar mundet me kandidu”, tha Kelmendi.