E ofendoi me origjinë shqiptare, Roberto Bakaj e “demolon” kundërshtarin në ring (VIDEO)

Provoi ta bëjë me nerva duke e kapur për fyti, dhe ofenduar në origjinë.

Megjithatë, boksieri hungarez Istvan Kiss nuk arriti dot që t’ia humb kontrollin Roberto Bakajt gjatë matjeve.

Por, kur u ngjit në ring “luani” shqiptar të gjithë mllefin e hoqi duke e grushtuar boksierin hungarez.

Bile, në raudin e tretë Istvan Kiss ra në dysheme për herë të tretë dhe nuk pati më fuqi ta vazhdojë meçin.

Për këtë meç e për shumëçka tjetër mund ta ndiqni intervistën e boskierit shkodran për Minuta e Fundit në Klankosova.

Ndryshe, për Roberto Bakaj-n kjo ishte fitorja e nëntë në karrierën si boksier profesionist, dhe të gjitha i ka fituar me KO.