Fshati Vrellë i bënë pritje madhështore Frashër Brahimajt

Kandidati për deputet të parlamentit të Kosovës nga AAK-ja, Frashër Brahimaj ka vizituar banorët e fshatit Vrellë,

Brahimaj në profilin e tij në Facebook ka shkruar se fshati Vrellë i ka bërë pritje madhështore.

Po ashtu Brahimaj para të pranishmëve ka shpalosur programin e AAK-së ku edhe është zotuar se do t’i përkrahë veteranët e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Pritje madhështore nga banorët e fshatit Vrellë.
Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj për përkrahje, sepse pa përkrahjen e qytetarëve nuk mund të ecim para.
Ishte nder dhe kënaqësi që të shpalosim para tyre programin e AAK – së për zhvillim të vëndit.
Gjithashtu jam zotuar që veteranët e luftës së UÇK – së do ta kenë përkrahjen time nëse zgjedhem deputet, pasi qe deri me tani ju është bërë një e padrejt, duke mos pasur të drejt që të punojn, nëse dëshirojn që të përfitojn pagesën për veteran. Kjo praktikë duhet të ndërrohet dhe krahas pagesës për veteran, ata të ken të drejt që të punojn dhe të marrin pagë.