Aksidentohen, pastaj dalin nga veturat e rrahen mes vete dy persona në Malishevë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që të njëjtit ishin aksidentuar me njëri-tjetrin dhe pastaj kishin dalur nga veturat e tyre për t’u rrahur mes vete.

Sipas raportit të policisë, rasti kishte ndodhur në rrugën “Medlin Olbrajt” në Malishevë, gjatë ditës së djeshme rreth orës 08:55.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje për një aksident në trafik kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të dyshuarit njoftohet se pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje

SHARE