Vidhet një veturë në Pejë

Një rast i vjedhjes së një veture në Pejë është raportuar në polici mbrëmjen e së enjtes,

Një banor i fshatit Bellopoj të Pejës ka thënë se dikush ia ka vjedhur veturën, të cilën e kishte parkuar në lëndinën afër kamp shtëpizës së tij.

Policia ka njoftuar se është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit.