Jetimat e Ballkanit’ – 5 mijë euro për shërimin e Edita Gjikollit

Edita Gjikolli nga Peja vuan nga Leukemia Akute, sëmundje kjo e cila shërimin e ka vetëm në shtetet jashtë Kosovës dhe që kushton 150 mijë euro.

Bashkëshorti i Editës, Veton Gjikolli, ka ftuar  nëpërmjet Njeshit, njerëzit e vullnetit të mirë që ti dalin në mbështetje për tu arritur shuma e kërkuar.

Në këtë kuadër Shoqata humanitare ‘Jetimat Ballkanit’ me drejtuesin e saj Halil Kastratin, në fondon për shërimin e Editës kanë dhuruar 5 mijë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur vet humanisti Halil Kastrati.

“Ne ndihmuam, ndihmo edhe ti. Motra jone Edita Gjikolli nga Peja ka nevoje per ndihmen tone. Ne e ndihmuam me shumen prej 5 mije eurove. Shpresojmë ne kete muaj te meshires te kemi njerez te vullnetit te mire qe ti dalin ne ndihme motres tone Edita Gjikolli. #Shperndaje. Zoti e sherofte”-shkruan Kastrati në njoftim.

Ndryshe Shoqata bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ ecejaket e para dhe mbështetjen më të fuqishme në nisje, e kishte nga Peja, respektivisht nga ish-politikani i njohur i kohës, i ndjeri Riza Lluka.