Komuna e Klinës pranon donacion 159 kompjuter

Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, ka pranuar sot një donacion prej 159 kompjuterëve me të gjitha pajisjet përkatëse. Besnik Ademaj, bashkatdhetarë nga Zvicra ka sjellë këtë donacion i cili do të shpërndahet në të gjitha shkollat e komunë së Klinës, për nevojat e lëndëve përkatëse.

Komuna e Klinës dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë, shprehën falënderim të veçantë për bashkatdhetarët, pasi që kjo është hera e dytë me radhë që pranojnë një donacion të tillë.