Covid-19, nesër mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës epidemiologjike

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike me virusin Covid-19, do të mblidhet nesër në mëngjes.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.

“Nesër (e premte, 12 mars 2021) mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë në 24 orët e fundit në Kosovë  nga 3.621 mostra të marra, 632 kanë rezultuar pozitive, ndërsa janë regjistruar edhe 8 viktima. IKSHPK ka njoftuar  edhe për 397 pacientë të shëruar nga ky virus.