Java e 28-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 28-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Në stadiumin ”Liman Gegaj”, Malisheva do të jetë nikoqire e Dukagjinit.

Malisheva aktualisht renditet në vendin e katërt me 48 pikë, derisa Dukagjini ka 35 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Gjilanit dhe Fushë Kosovës.

Të dyja skuadrat janë në zonën e rrezikshme, me Gjilanin e cila renditet në vendin e tetë me 27 pikë, një pozitë më lartë Fushë Kosova e cila ka 20 pikë.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00