Ja çfarë janë satelitët që “pushtuan” sonte qiellin e Kosovës

Ka disa netë që vërehet një ndriqim në qiell çka shtyu shumë qytetarë të habiten e të dërgojnë foto në adresë të redaksisë të Gazetës Klina info, mirëpo bëhet fjalë për satelitët Starlink të cilët kanë qenë të dukshëm në qiell sonte në Kosovë.

Videot e dërguara nga sinjalizuesit janë xhiruar në Ferizaj, Prizren, Deçan e Gjakovë. Kline

Mirëpo çfarë janë satelitët Starlink?

Starlink është një rrjet satelitor i zhvilluar nga SpaceX, në pronësi të Elon Musk. Starlink përdor një rrjet prej më shumë se 2000 satelitësh që rrotullohen rreth Tokës më shumë se 340 milje lart.

Kompania po vazhdon të lëshojë satelitë në grupe si pjesë e qëllimit të saj për të ofruar internet me brez të gjerë me shpejtësi të lartë në mbarë botën, veçanërisht në vendet me lidhje të dobët.