Ish-polici Abedin Muzlija kërcënon me kallash gjyqtaren gjatë seancës civile në Istog

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 100

Logo
Kërkoni produkte

Ekskluzive: Ish-polici Abedin Muzlija kërcënon me kallash gjyqtaren gjatë seancës civile në Istog
30.04.2025 17:36

Arrestim – Fotografi ilustruese

Një incident i rëndë ka ndodhur sot te Banja e Pejës, ku një person i përfshirë si palë në një procedurë civile, ka kanosur gjyqtaren gjatë seancës civile.

Burime të Klan Kosovës kanë bërë me dije ekskluzivisht se i dyshuari është ish polici Abedin Muzlija, i cili dyshohet se ka dalë i armatosur para tyre me një armë të tipit kallashnikov.

Sipas informacioneve të para, i njëjti ka kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë gjyqtaren e procedurës paraprake.

Policia e Kosovës është vënë menjëherë në ndjekje të të dyshuarit dhe siç merr vesh Klankosova.tv., janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rastit

Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.