Ish – kryetari i Klinës Ramadan Krasniqi pati intervenim kirurgjik, familjarët falënderojnë mjekët në QKUK

Dy fjalë falenderimi dhe mirënjohjeje
Me rastin e intervenimit kirurgjik në zemër të hapur tek babi im Ramadan Murtez Krasniqi në SHSKUK përkatësisht në kardiokirurgji, dua të shkruaj disa fjalë për të gjithë ata që ishin afër babit dhe afër nesh gjatë tërë kohës sa babi u diagnostikua,e kreu intervenimin kirurgjik dhe fazës së mjekimit të tij.
Faleminderit dr.Rexhep Manaj i cili e pati babin nën kotrollë të vazhdueshme që nga paraqitja e simptomave të para të sëmundjes së zemrës.

Dr.Lulzim Bashota ishte ai i cili për shkak të gjendjës së rënduar të babit i përshpejtoi procedurat dhe u bë iniciatori kryesor i shtrimit dhe intervenimit urgjent të tij në repartin e koronarografisë në SHSKUK për të përfunduar në repartin e kardiokirurgjisë.
Dr.Agim Krasniqi është doktori i cili përmes koronarografisë e pau mëse të nevojshme dhe urgjente vendosjen e baypassit tek babi. Në veçanti dëshirojmë të falenderojmë përzemërsisht kardiokirurgun e mirënjohur dr.Endrit Shala me ekipën e tij profesionale përfshirë këtu anesteziologët dhe tërë stafin tjetër ndihmës, të cilët pas më shumë se 8 orë arritën të përfundojnë me sukses intervenimin kirurgjik dhe vendosjen e tre baypassave.

Poashtu iu themi faleminderit dhe iu jemi mirënjohës pafund edhe të gjithë familjarëve dhe miqve tanë për dhurimin dhe gatishmërinë e tyre për të dhënë gjak për babin.
Babi,e paç jetën e gjatë e qofsh i rrethuar gjithmonë me njerëz të tillë siç u cekën më lartë!
Me respekt nga familja Krasniqi