Vuçiq: Jam betuar në Kushtetutë e në Ungjillin e Miroslavit, s’e njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic në një tubim me qytetarë serbë ka folur për dialogun me Kosovën dhe marrëveshjen e mundshme.

Ai ka thënë se s’do të nënshkruajë njohjen e Kosovës dhe sipas tij “s’do të ketë njohje as de facto e as de jure”

“Unë e di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Mirlsoavit. Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta nënshkruajmë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vucic.

Vuçiq ka shtuar se pozita e Serbisë është shumë e vështirë aktualisht.

“Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa prej nesh bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë”, ka thënë presidenti serb.