Ipeshkvi i Kosovës Imzor Dodë Gjergji vizitoi Komunën dhe Stacionin Policor në Klinë

Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji sot ka qëndruar në Klinë, ku ka zhvilluar edhe disa takime të rëndësishme.

Ai është takuar fillimisht me Kryetarin e Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj dhe Nënkryetaren znj Marqe Tanushi-Selmanaj.
Përveç këtij takimi Ipeshkvi ka vizituar edhe stacionin e policisë në Klinë ku u takua me komandantin e këtij stacioni, z. Ragip Bytyqi.

Po, ashtu ka vizituar edhe policin e plagosur nga hajnat, Januz Veselin, të cilit i ka uruar shërim të shpejtë./Klina info/