I nderuar Binak,pse?

Autori: Sejdi Godanci

Binak dua të të drejtohem publikisht me këtë letër publike.
I nderuar bashkëluftëta, Komandant, bashkëqytetar dhe bashkëfshatari im, kush te nxiti apo kush të shtyri te reagoje për ndërtimin e xhamisë?
Binak sikurse unë që nuk pata forcë të të telefonoj për shkak të respektit që kam edhe shumë të tjerë nuk munden të iu telefononin juve por me telefononin dhe me shkruanin mua duke i ditur raportet e mia me juve dhe me thonin pse Binaku? Çfarë pati ose çfarë ka Binaku? Unë thoja se nuk e di!Edhe tani që po shkruaj nuk e di?!
Binak,tu kisha lutur që ta merrje si letër dashamirësie.
Binak,duke të njohur mirë, jo mirë por shumë mirë, duke te ta njohur edhe shpirtin e di që ti jo që nuk vepron keq por ti as nuk mendon keq për dikë.
Ti Binak që je në gjendje të vraposh ditën e natën vetëm e vetëm që të bësh mirë dhe ti ndihmosh të tjerët,pse kësaj radhe gabove?
Binak unë saherë që kam dyshime për ndonjë veprim të drejtohem dhe kërkoj ndihmë nga ti,edhe ti shpeshherë kërkon mendim nga unë për ndonjë punë pse kësaj radhe nuk më kerkove?
Dhe beso se të kisha dhënë mendimin tjm e mendimi im do të ishte:
Binak,kjo është e rëndë për ty.
Binak sikur kjo protestë të kishte poena politik, çfarë ta merr mendja a do të kishte ra hise ty që ti te ishe organizator i kësaj?
Po të tregoj unë. Jo Binak!
Binak nuk do të kishin lënë as në rendin e parë e as në të dytin e besa as në të tretin po diku nga fundi sikurse të kanë lënë deri tani.
Binak a e dëgjove prononcimin e politikave pas dështimit të protestës?
Binak unë që të njoh mirë edhe shumë të tjerë që të njohin e dinë që ti nuk je kundër ndërtimit të kësaj xhamie.
Por dikush të nxiti, ta punoj.
Unë e kam kuptuar dhe lexuar për cilën pjesë ti je kundër.
Binak a e din cila pjesë për mua ka qenë me e vështira?
Ku thuhej komandanti i UÇK-së kundër ndërtimit të xhamisë.
E në anën tjetër ish ushtari i UÇK-së vesh uniformën dhe del në mbrojtje ose është pro ndërtimit të xhamisë.
Binak kur i rreshtoje ushtarët gjatë luftës së UÇK-së asnjëherë nuk të kam dëgjuar duke thënë që jemi kundër ose pro xhamiave!
Asnjëherë nuk të kam dëgjuar duke thënë që jemi kundër ose pro kishave po gjithherë ke thënë do luftojmë për çlirimin e vendit.
Andaj po të pyes pse Binak?!