I hyjnë në shtëpi me maska, i zoti i shtëpisë në Pejë i gjuan me armë zjarri

Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Qyshk të Pejës dhe kanë shtënë me armë zjarri.

Pronari i shtëpisë ka njoftuar se ua ka kthyer në të njejtën mënyrë, duke gjuajtur me armë në drejtim të tyre.

Ndërkaq, Policia e Kosovës më pas ka arrestuar pronarin e shtëpisë për shkrepje të armës në drejtim të të panjohurëve.

Sipas njoftimit të policisë, nuk ka pasur asnjë të lënduar, teksa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./

SHARE