I arrestuari i sotëm në Jarinjë ishte komandant i njësive serbe në Koshare në luftën e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy serb në pikën kufitare në Jarinjë.

Atyre u janë gjetur armë e simbole nacionaliste.

Në anën tjetër, burime të IndeksOnline bëjnë me dije se njëri prej tyre, (Sinisha Nogiq jevtiq) ka qenë komandant në luftë i njësive serbe në Brigadën 549 në Pashtrik dhe Koshare.

Sipas burimeve të IndeksOnline, ai pritet të intervistohet nga Policia për krime të luftës./