Arrestohen dy persona, vodhën një motoçikletë në Klinë

Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprat penale “ Vjedhje” dhe “ Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”

Pejë, 30 nёntor 2022

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Klinё, me datё 16.11.2022, ёshtё njoftuar nga viktima se para njё lokali nё rrugën “Sadik Rama” nё Klinё iu ёshtё vjedhur motoçikleta me targa vendore.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Klinё, sot me datë 30.11.2022, janё identifikuar dhe arrestuar dy persona tё dyshuar pёr veprat penale “Vjedhje” dhe “ Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”.
Nga Policia ёshtё sekuestruar motoçikleta, e cila pas pёrfundimit tё proceduarve ligjore iu ёshtё kthyer pronarit legjitim.
Pas intervistimit, personat e dyshuar me vendim tё prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.