Dhjetëra nxënës të shkollës fillore “7 Shtatori”, në Vitomiricë të Pejës, janë helmuar, derisa dyshojnë se kjo ka ndodhu nga një furrë buke.
Rasti ka ndodhur në një nga furrat që gjenden përballë shkollës “7 Shtatori”.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se më shumë se 30 nxënës kanë marrë trajtim mjekësor në QMF-në e Vitomiricës, që ndodhet pak metra larg shkollës. Ndërsa, disa të tjerë edhe në QKMF-në e Pejës.
Për rastin nuk është njoftuar as Policia e Kosovës, ngase skandali po tentohet të heshtet.
Disa nga prindërit e nxënësve me shqetësim kanë konfirmuar se fëmijët e tyre kanë marrë infuzione pas helmimit