Publikohen formacionet zyrtare të superndeshjes PSG – Juventus

Janë publikuar formacionet zyrtare për krye ndeshjen e Ligës së Kampionëve sonte, Paris Saint -Germain – Juventus

PSG ka zbritur me yjet e saj milionësh në ndeshjen e parë të sezonit të Ligës së Kampionëve e ku do ta kërkon lavdinë për këtë sezon.

Galtier ka startuar qysh në start me Messi, Mbappe dhe Neymar, në një formacion 3-4-3 e ku do të tentojë që ta thyej formacionin e Allegrit te Juventusit 3-5-2.

Milik dhe Vlahovic janë dyshja sulmuese e Juventusit në këtë ndeshje përderisa për Juventusin kanë startuar edhe dy ish lojtarë të PSG-së, Paredes dhe Rabiot.

PSG dhe Juventus janë në Grupin H ku janë edhe Benfica dhe Maccabi Haifa.

Ndeshja fillon në ora 21:00

Formacionet Zyrtare: