Sot fillon edicioni 2023/24 në Ligën e Kampionëve

Sot (e martë) fillon edicioni i ri 2023/24 dhe ethet e garës elitare për klubet evropiane, Liga e Kampionëve.

Pas disa muajve pritje tani vjen radha e futbollit në Ligën e Kampionëve, ku në orar janë shumë ndeshje interesante për tu zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Fituesi në fuqi i kësaj gare, Manchester City e nis me një ndeshje të lehtë ndaj Crvena Zvezdas, ndërsa Barcelona e pret Antwerpin, me të dy ndeshjet që fillojnë nga ora 21:00.

Milani luan ndaj Newcastle United dhe Young Boys ndaj RB Leipzig, me dy ndeshjet e vetme që zhvillohen sot nga ora 18:45.

Ndeshje interesante gjatë ditës së sotme padyshim që pritet të jenë ato mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund, si dhe Lazio kundër Atletico Madridit.

Feyenoord-Celtic dhe Shakhtar Donetsk-Porto janë dy ndeshjet e fundit të ditës së sotme.