Haradinaj në Zllakuqan Festat i kemi të përbashkëta, siç i kemi edhe dëshirat për unitet e dashuri

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e Engjull Kolaj dhe Kolë Prenaj me rastin e festës së Pashkëve.

Ai ka thënë se festat i kemi të përbashkëta, siç i kemi edhe dëshirat për unitet e dashuri.
“Sipas traditës sonë të çmuar, sot kam ndarë gëzimin e festës së Pashkëve me familjen e Engjull Kolaj në Zllakuqan dhe familjen e Kolë Prenaj në Dresnik të Klinës, si dikur me brezin e vjetër edhe tash me brezat e rinj”.

“Festat i kemi të përbashkëta, siç i kemi edhe dëshirat për unitet e dashuri. Lutemi që kështu të jetë përgjithmonë.Festofshim gjithmonë të bashkuar”, ka uruar Haradinaj.