Gjermania jep vizën e fundit për kosovarët

Gjermania ka dhënë vizën e fundit për kosovarët, ka njoftuar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Ai ka shkruar në rrjetin social të hënën se është i emocionuar që dorëzoi vizën e fundit, duke shtuar se kjo epokë “po mbyllet më në fund”.

“I emocionuar që kjo epokë po mbyllet më në fund, duke i dhënë rrugë liberalizmit të merituar të vizave në pak se dy javë. Duke sjell shtëpinë dhe diasporën shumë më afër së bashku”, ka shkruar ai.

Nga janari i 2024-s, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete evropiane që përbëjnë zonën Schengen.