Arrestohet djali në Klinë, rrahu nënën dhe motrën

Një mashkull është arrestuar në Klinë, pasi që pas një mosmarrëveshje, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motres së tij të mitur.

“Klinë 06.02.2024-23:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe motrës së tij e mitur, dy viktimave femra kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.