Pejë, arrestohet pasi u shfaq në video duke mbajtur armë zjarri

Të dielën në fshatin Zahaq të Pejës një person është arrestuar pasi dyshohet që është shfaqur nëpër video duke ekspozuar armë zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas që, është vërejtur në një video incizim duke ekspozuar një armë zjarri”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.