Moti shtyn korrje-shirjet e grurit

2 korrikun e vitit të kaluar, Gani Dobratiqi kishte nis korrjen e arës së tij.

E këtë të diel fiks një vit më pas, sipas fermerit nga Truda e Prishtinës rendimenti i grurit s`është gati për shirje dhe i duhet ende kohë shkaku i motit që mbretëroi sivjet.

I zoti i 17 hektarëve me këtë kulturë, nuk ka aq shpresë që ky vit do të jetë i bereqetshëm.

Ndryshimet klimatike sipas profesorit të Bujqësisë Imer Rusinovci, do të ndikojnë që vegjetacioni sivjet të jetë më i vonë.

Rusinovci shton se kombajna nuk mund të futet pa u përgjysmuar lagështia aktuale e grurit që momentalisht është rreth 25%.

Pavarësisht kësaj, 2023-ta është vit rekord i të mbjellave sipas Ministrisë së Bujqësisë.