Gjendet një trup i pajetë në Pejë

Policia në Pejë ka njoftuar se ka marrë një informacion se në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë, në një kanal është vërejtur një person i shtrirë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit në atë lokacion kanë dalë njësite policore, njëkohësisht ka dalë edhe ekipi mjekësor me autoambulancë të cilët pas kontrollit nga mjekët është konstatuar se shtetasi B.B. i lindur në vitin 1965 ( m /sh / K ) ishte pa shenja jete dhe vlen të ceket se në shikimin vizual tek ky person nuk vërehen shenja të lëndimeve.

Me hetimin e këtij rasti janë duke u marrë Njësiti Rajonal i Hetimeve, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tij, trupi i pa jetë është bartur nga vendi i ngjarjes për tu dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.