Relaksohen marrëdhëniet mes Kurtit dhe Cakajt, ky i fundit jep një deklaratë që plas të qeshurat në takim

Sot për vizitë zyrtare në Kosovë ishte ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Cakaj në vizitën e tij të parë zyrtare në Prishtinë u takua me të gjithë krerët e shtetit, presidentin Thaçi, kryeparlamentaren Osmani dhe tash edhe me kryeministrin Kurti.

Me këtë të fundit marrëdhënia në të kaluarën nuk ka qenë edhe aq të mira, mirëpo të njëjtat me kohë u relaksuan.

Cakaj gjatë takimit me Kurtin, në një moment, bëri shaka duke iu drejtuar fotografëve e kameramanëve të cilëve iu tha se me Kurtin mund t’i ndërronin flamurat.

“Që doni i ndërrojmë edhe flamurat,” i kishte thënë Cakaj.