Kryesia e PDK-së mbajti mbledhje në Klinë, të pranishëm Vlora Çitaku e Abelard Tahiri

Kryesia e degës së PDK-së në Klinë mbajti një takim punë me sekretaren e përgjithshme znj. Vlora Çitaku, deputetin dhe shefin e grupit parlamentar z. Abelard Tahiri, si dhe sekretarin për çështje elektorale dhe financiare z. Betim Gjoshi, në takim ishte i pranishem edhe kryetari i degës se PDK-së në Vjenë nga Klina z.Hamdi Krasniqi.
“Në takim u diskutua për strukturimin e partisë dhe angazhimet që na presin në të ardhmen.
Pas nominimit të z. Bedri Hamza për kryeministër të Kosovës, optimizmi dhe atmosfera e fitores së Partisë Demokratike ishin maksimale.
Të gjithë anëtarët e kryesisë dhe strukturat e Partisë Demokratike në Klinë janë të gatshëm për të bërë ndryshimin e madh duke e kthyer Partinë Demokratike në partinë më të madhe në Klinë.
Fitorja në zgjedhjet nacionale do ti paraprijë fitores në zgjedhjet lokale, prandaj vitet 2024 dhe 2025 do të jenë vite të fitores në nivel qendror dhe lokal”, thuhet në njoftimin e Degës së PDK-së në Klinë.