Formacionet zyrtare të derbit: Arsenal – Liverpool

Arsenali dhe Liverpooli do të përballen mes vete në derbin e xhiros së 23-të në Premierligë.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Emirates”, pritet të jetë tejet interesante me fillim nga ora 17:30.

Arsenali renditet në vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Liverpooli është lider i tabelës me 51 sosh.

Arsenali hyn në fushë pas fitores 1-2 ndaj Nottingham Forestit, ndërsa Liverpooli pas fitores 4-1 ndaj Chelseat.

Tashmë gjithçka është gati për derbin dhe të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare. /Zëri