Sot zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës sot vazhdon me dy ndeshje interesante, ku Drenica pret Trepçën 89, ndërsa Dukagjini shkon tek Malisheva.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:00, njofton Klankosova.tv.

Nga ekipet që luajnë sot, Malisheva ndodhet në pozitën më të lartë në tabelë, në vendin e pestë, e ndjekur nga Drenica në vendin e gjashtë.

Ndërsa, Trepça dhe Dukagjini ndajnë dy vendet e fundit, respektivisht 9 dhe 10.