Formacionet zyrtare: Dukagjini – Gjilani

Dukagjini dhe Gjilani do të takohen në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë.

Klinasit pas një serie të mirë të rezultateve pësuan dy humbje radhazi, derisa së fundmi kanë marrë një barazim me vlera në Suharekë përballë Ballkanit.

Në anën tjetër Gjilani ka tetë pikë në katër ndeshjet e para në stinorin pranveror dhe janë komod në pozitën e tretë.

Diferenca mes dy skuadrave është nëntë pikë, por klinasit duan fitoren për t’u afruar edhe më shumë me Gjilanin që synon mos të mposhtet në Klinë.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Shala, Syla, Kameraj, Zabërgja, Ahmeti, Khomutov, Zulfiji, John, Santos.

Gjilani: Koliçi, Islami, Jashari, Sinani, Halili, Hoxha, Musolli, Dabiqaj, Ramadani, Zabërgja, Zeka,