“FILHARMONIA NË LËVIZJE” ??

Në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”, stacioni i radhës i institucionit më të lartë të muzikës në vend do të jetë qyteti i Klinës.

Koncerti me vepra të kompozitorëve të huaj e vendor organizohet në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” prej orës 19:00 dhe njëherësh organizohet në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ky koncert mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Klinës. Koncerti është i hapur për publikun.