Tërmeti në Turqi: 11,342 raporte për ndërtesa të shembura, 5,775 të konfirmuarara

Numri i fundit i të vdekurve nga tërmeti katastrofik i së hënës ka arritur në 8,364. Të mërkurën në mëngjes, AFP raportoi se numri i të vdekurvë në Siri ishte rritur në 2,470. Të paktën 5,894 kanë vdekur në Turqi, duke e çuar totalin e jetëve të humbura në të dy vendet në 7,926. Këto shifra pritet të rriten “dukshëm”, sipas zyrtarëve nga Helmetat e Bardha të Sirisë.

Më shumë se 8,000 njerëz deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat në Turqi, ka deklaruar nënkryetari turk, Fuat Oktay. Rreth 380,000 njerëz janë strehuar në strehimoret ose hotelet qeveritare, me të tjerë të grumbulluar në qendra tregtare, stadiume, xhami dhe qendra komunitare.

Pasditen e së martës, presidenti Recep Tayyip Erdoğan shpalli një zonë fatkeqësie në 10 provincat e prekura nga tërmetet, duke vendosur një gjendje të jashtëzakonshme në rajon për tre muaj.

Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive thotë se ka 11,342 raporte për ndërtesa të shembura, nga të cilat 5,775 janë të konfirmuarara tashmë. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës tha se gjatë natës 3,400 njerëz u strehuan në trenat që përdoreshin si strehim emergjent.

Turqia ka vendosur më shumë se 24,400 personel kërkim-shpëtimi në zonën e tërmetit. Numri i personelit pritet të rritet, sipas zyrtarit të agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive, Orhan Tatar./The Guardian