Ferat Shala: Gllanasella dëshmoi se qëndron e bashkuar fortë me PDK’në

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, ka vazhduar takimet në fshatin Gllansellë.

Shala, është shprehur se ky vend e ka dëshmuar se qëndron e bashkuar fort dhe përjetësisht me PDK’në.

“Gllanasella heroike edhe sonte bëri dëshmi se qëndron e bashkuar fort dhe përjetësisht me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, Shala, ka thënë se kjo përkrahje dëshmon se qytetarëve po u rritet shpresa dhe besimi.

“Përkrahja qytetare për PDK-në si kjo e sontma në Gllanasellë, është dëshmia më e mirë se tek qytetarët po rritet shpresa dhe besimi se pas 14 shkurtit do të fillojë Rimëkëmbjë  e vednit tonë, pas krizës së madhe 14-mujore, të cilën e shkaktuan dy qeveritë e dështuara, Kurti dhe Hoti”, ka deklaruar ai.