Faton Peci dorëzon kallëzim penal kundër Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Faton Peci ka dorëzuar kallëzim penal kundër Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit transmeton DEMOS.

Lajmin e bëri të ditur vet Peci i cili dha edhe arsyet e kësaj padie.

Kallëzim Penal kundër Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit.

Mbrëmë, më datën 11 nëntor 2025, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, gazetari Lirim Mehmetaj më ka quajtur “kriminel”, e më pas ka shkuar edhe më tej duke më krahasuar me Kasapin e Ballkanit – Sllobodan Millosheviq.

Në këtë emision live, ky gazetar ka thënë: “nëse shkohet me logjikën që dikush nuk mund të quhet kriminel pa pasur një vendim gjyqësor, atëherë as Millosheviqi nuk duhet të quhet kriminel”.