Konsulli i Lubjanës që e shkarkoi Vjosa Osmani është djali i këtij zyrtari të PDK-së

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

Në mesin e tyre është edhe djali i Isni Kilaj, Bledar Kilaj, i cili ishte emëruar konsull i përgjithshëm në Lubjanë.

Isni Kilaj i cili është anëtar i PDK-së, në vitin 2015 ishte zëvendësministër nga radhët e PDK-së.

Ai në vitin 2019 ishte zgjedhur kryetar i PDK-së në Malishevë.

Këtë vendim, Osmani e kishte paralajmëruar më herët gjatë ditës së mërkurë pasi mediat raportuan për emërimin e Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Pragë.