Elezaj, Bashota dhe Hoti urojnë futbollistët e KF Dukagjinit për rikthimin në Superligë

Festë e madhe sonte në Klinë. Qytetarë e tifozë të shumtë i bënë pritje të zjarrtë futbollistëve të Dukagjinit të cilët arritën të triumfojnë duke u bërë pjesë të Superligës.

I lumtur për këtë fitore dhe sukses është shprehur edhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.

“Pas fitores në ndeshjen e barazhit ndaj ekipit të Trepçës 89, Dukagjini rikthehet aty ku duhet të jetë, në elitën e futbollit kosovar.
Për këtë arritje uroj futbollistët, shtabin teknik, drejtorin e klubit, mbështetësit e veçanërisht tifozët “Hithat”.URIME KLINË!”, shkruan Elezaj në FB.

Me këtë rast edhe ish-kryetari i Klinës, njëherit kryetari i degës së PDK-së, Sokol Bashota ka shkruar një urim në Fb.

“Jam shumë i gëzuar me rastin e hyrjes në superligë të futbollit kosovarë, të KF “Dukagjini”.
Urime për drejtorin e Klubit dhe kryetrajnerin!
Urime futobollistëve të Klubit!
Urime tifozerisë së “Dukagjinit”!”, shkruan Bashota.

Po ashtu edhe nënkryetari i Klinës, Besim Hoti ka uruar djelmoshat e KF Dukagjinit.

“KF DUKAGJINI NË SUPERLIGË

URIME KLUBIT, LOJËTARËVE, TIFOZËVE DHE GJITHË QYTETARËVE TË KLINËS!”, shkruan Hoti.