E rëndë në Pejë: Hetimet zbulojnë se ish-referenti i Gjykatës, Shani Kasapi i dha fund jetës – nuk u godit nga rryma, siç dyshohej fillimisht

Dje për një ngjarje tragjiku ku një person u gjet i vdekur në shtëpinë e tij dhe se dyshimet fillestare ishin se ai u godit nga rryma elektike.

Burime të besueshme nga Prokuroria në Pejë konfirmojnë për Sinjalin se vdekja tragjike e Shani Kasapit, ish-referent në Gjykatën Themelore, nuk ka qenë aksidentale. Ku, pra ai fillimisht dyshohej se ai ishte goditur nga rryma elektrike ndaj dhe Gazeta Sinjali ka raportuar për vdekje aksidentale, bazuar në informatat fillestare.

Mirëpo, pas analizimit të provave dhe kqyerjes së vendit të ngjarjes nga njësitë përkatëse policore , është konfirmuar se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Tërheqja e trupit u bë nga mjekësia ligjore rreth orës 22:00.

Për Gazetën Sinjali rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:30, Policia është njoftuar se në rrugën Rozafa në Pejë, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion”, tha Rugova.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht motivet që çuan në këtë akt të rëndë vetëvrasjeje.