Ish zyrtarë, drejtorë e anëtarë nga Diaspora, marrin pjesë në prezantimin e 2 kandidatëve për deputet të LDKsë në Klinë

Sot kandidatët për deputet nga Klina, Fadil Gashi dhe Filloreta Berisha janë takuar me ish zyrtarë të lartë të LDK-së Dega në Klinë, ish zyrtarë të lartë në Komunën e Klinës, nënkryetarin e komunës së Klinës Besim Hoti si dhe drejtorë e ish drejtorë të institucioneve në komunën e Klinës.

Gjithashtu në takim morën pjesë edhe Ismet Krasniqi nga Dega e LDK-së në Zvicer dhe Sokol Mehmeti nga Dega e LDK-së në Austri.

U bë prezantimi i dy kandidatëve për deputet nga Dega e LDK-së në Klinë.

“Kryesisht u bisedua për format e organizimit sa më të mirë në Degen e LDK-së në Klinë për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021. Gjithashtu u shtruan edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me gjendjen e Degës dhe problemet me të cilat ballafaqohet Dega në Klinë. Në fund të pranishmit kontribuan me sygjerime për organizim të aktiviteteve të fushatës elektorale”, thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Klinë.