E lidhën me litar dhe e lanë në rrugë, detaje se si u grabit burri në Deçan

Deçan, 10.11.2021 – 08:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte hasur i lidhur me litarë në skaj rrugës,  nga dy dëshmitarë në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë.

Njësitë relevante  policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në rrugë ishte ndaluar nga tre persona të panjohur, të maskuar njëri prej tyre i  armatosur,  të cilët ia kishin grabitur një qese najloni në të cilën kishte pas para të gatshme  dhe me një veturë ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet.