Studentët kosovarë shënojnë një tjetër sukses të madh

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës kanë marrë pjesë në garën ndërkombëtare të drejtësisë “Philip C. Jessup International Moot Court Competition”, e cila këtë vit u mbajt në Budapest.

Tash e sa vite UP-ja jo vetëm që po merr pjesë, por edhe po shënon suksese.

“Këtë vit kemi shenu një fitore të madhe, ku ekipi ynë u rendit i 6-ti në këto rundet evropiane, duke lënë pas shumë universitete të tjera të njohura”, njofton Rina Mehana.

Postimi i plotë:

Para pak ditesh ekipi yne ka qene pjese e rundeve evropiane te gares nderkombetare te drejtesise “Philip C. Jessup International Moot Court Competition”, e cila kete vit u mbajt ne Budapest. Kjo gare cdo vit thyen rekorde te pjesemarrjes ne rundet e saj nderkombetare, ku iu bashkangjiten me shume se 700 shkolla juridike. Fatin te jete pjese e kesaj gare e ka edhe Universiteti i Prishtines.

Te gjithe e njohim ate shprehjen “me rendesi pjesemarrja”, e cila ne fakt mban nje pjese shume te vertete, se ashtu eshte ne te gjitha keto eksperienca. Kjo verehet te studentet qe dalin prej ketyre garave, te cilet jane ata qe i shohim ne maje te karrierave te tyre. Megjithate, tash e sa vite UP-ja jo vetem qe po merr pjese, por edhe po shenon suksese. Universiteti yne ka fillu me shenu emrin e saj ne harten akademike. Kete vit kemi shenu nje fitore te madhe, ku ekipi yne u rendit i 6-ti ne keto rundet evropiane, duke lene pas shume universitete te tjera te njohura. Se sa ekip kualitativ ka qene deshmohet edhe me faktin se ekipi yne e fitoi rundin kunder Hungarise, e cila mbante titullin e kampionit evropian, por edhe ate boteror ne vitin 2019. Per me teper, na u be aq shume qefi kur degjuam qe performanca e Universitetit tone po diskutohet nga gjyqtaret evropian e ekipet tjera evropiane, ku po kerkohet “te merret shembull nga nje vend kaq i ri”. Kjo eshte vec nje deshmi shtese per me provu se cfar kapaciteti kemi si Kosove.

Kane qene muaj me shume pune, por kjo fitore vec se na ka mbush me motiv qe me u pergatit edhe me mire per rundet nderkombetare qe po na presin, por te cilat fatkeqsisht po mbahen online.

Zemren e kam plot sa po e shkruaj kete lajm, e kjo krejt per shkak te ketij ekipi te mrekullueshem: Dea Fetiu Erannda Zekaj Nol Musa Rinor Gjergji

Ka qene kenaqesi qe me qene trajnere e tyre. Keta vec se ma kane shtu dashnine qe e kam per kete gare.

Dear international community, look out for these agents❤️