Tre ditë zie në Brazil pas vdekjes së legjendës Pele

Dita e enjte ishte një ditë e trishtë për Brazilin dhe jo vetëm. Legjenda e futbollit botëror, Edson Arantes do Nascimento, ose thjesht Pele u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare pas një beteje prej më shumë se një viti me një sëmundje të keqe.

Yjet e futbollit aktual, por edhe të kaluarës reaguan duke kujtuar të gjithë talentin që e karakterizonte numrin 10. Së fundmi, në Brazil presidenti Jair Bolsonaro miratoi dekretinpër të vendosur tre ditë zie për shkak të humbjes së një figurë që vendin e Samba-s e ngriti në piedestal dhe e nderoi në çdo ditë të jetës.

“Është miratuar dekreti për të mbajtur tre ditë zi në të gjithë vendin në respekt të ndarjes nga jeta të Edson Arantes do Nascimento, Pele”, shkruhej në dekret.